Forcat e Armatosura të Turqisë shkatërrojnë objektivat terroriste në veri të Irakut

Forcat e Armatosura të Turqisë në operacionet ajrore të ndërmarra në veri të Irakut shkatërruan 8 objektiva të terroristëve të përdorura si strehimore dhe pozicione të armëve.

Sipas deklaratës së bërë nga Shtabi i Përgjithshëm i Ushtrisë Turke vazhdojnë operacionet për asgjësimin e objektivave të organizatës separatiste terroriste në veri të Irakut.

Në këtë kuadër Forcat e Armatosura të Turqisë (TSK) ndërmorën  operacione ajrore kundër pjesëtarëve të organizatës terroriste separatiste në Sinath-Haftanin, Metina, Gara, Avashin dhe Basjan në veri të Irakut, të cilët ishin në përgatitje të sulmit.

Bëhet e ditur se gjatë operacionit janë shkatërruar 8 objektiva të terroristëve të përdorura si strehimore dhe pozicione të armëve.

Pas operacioneve avionët u kthyen të sigurt në bazë.

Edhe dje Forcat e Armatosura të Turqisë ndërmorën operacione ajrore ndaj pjesëtarëve të organizatës separatiste terroriste PKK në zonën Sinath-Haftanin, me çrast shkatërruan 16 objektiva të terroristëve.

Lajme të ngjashme