Ushtria turke godet terroristët në strofkat ku janë fshehur

Në pamjet e filmuara në Cinderes të Sirisë, përballë Hatayit të Turqisë, vihet re se me automjetin e artilerisë së terroristëve bëhet gjuajtje ndaj territoreve të Turqisë.

Ushtria turke godet terroristët në strofkat ku janë fshehur
Avionët turq pa pilotë ndjekin terroristët në Siri dhe i godasin në vendqëndrimet e tyre
Avionët turq pa pilotë ndjekin terroristët në Siri dhe i godasin në vendqëndrimet e tyre

Terroristët që sulmojnë territoret e Turqisë janë ndjekur me durim nga ushtria turke dhe janë neutralizuar në shtabet e tyre terroriste.  

Në pamjet e filmuara në Cinderes të Sirisë, përballë Hatayit të Turqisë, vihet re se me automjetin e artilerisë së terroristëve bëhet gjuajtje ndaj territoreve të Turqisë.  

Terroristët me veshje civile, që vihen re ndërmjet ndërtesave të shtëpive, pasi vrojtojnë objektivin dhe e godasin atë, largohen me shpejtësi nga rajoni.

Terroristët, që ndiqen hap pas hapi nga mjeti ajror pa pilot (IHA), pas një kohe të shkurtër arrijnë në shtabin e organizatës terroriste YPG/PKK.

Në pamje duken edhe terroristët e tjerë të organizatës.  

Bie në sy edhe një detaj spikatës. Terroristët djegin goma makine me qëllim që IHA-t të mos filmojnë dhe të pengojnë pamjen nga lart.

Shtabi i organizatës terroriste, ku u fshehën terroristët pas sulmit dhe u evidentua duke u ndjekur nga IHA-t ‘Bayraktar’, më pas hidhet në erë me gjuajtje preçize të Forcave të Armatosura Turke.



Lajme të ngjashme