Yildirim kërkon nga Cipras marrjen e masave të nevojshme për uljen e tensionimit në Egje

Kryeministri, Binali Yildirim zhvilloi një bisedë telefonike me homologun e tij grek, Aleksis Cipras.

Yildirim kërkon nga Cipras marrjen e masave të nevojshme për uljen e tensionimit në Egje

Kryeministri, Binali Yildirim i tha homologut të tij grek, Aleksis Cipras se duhet të marrin masat e nevojshme për uljen e tensionimit në Detin Egje.

Kryeministri Yildirim zhvilloi një bisedë telefonike me homologun e tij grek, Cipras.

Gjatë bisedës shefi i qeverisë turke i përcolli Ciprasit shqetësimet nga tensionimi në rritje kohëve të fundit dhe nga Greqia kërkoi marrjen e të gjitha masave të nevojshme për uljen e tensionimit në Detin Egje.

Bashkëbiseduesit ishin të mendimit të njëjtë që një takim i zyrtarëve të lartë ushtarak të dyja palëve do të ishte i dobishëm në këtë aspekt.

Bëhet e ditur se biseda u zhvillua në një atmosferë pozitive, ndërsa thuhet se u qëndrua mbi dhënies peshë për zgjidhjen e problemeve me anë të dialogut dhe për zhvillimin e masave të ndërtimit të besimit.

Ndërkaq Kryeministri Yildirim në përgjigje të pyetjeve të gazetarëve para nisjes për në vizitë zyrtare në Bjellorusi ka thënë se “Ciprasit i përcollëm në mënyrë të hapur se qëndrimi larg tensionimeve do të jetë më i dobishëm për të dyja vendet”, ndërsa shtoi se “Deti Egje duhet të jetë det i miqësisë”.

Kryeministri gjithashtu tha se shefat e shtatmadhorive të ushtrive turke dhe greke do të takohen në kryeqytetin Bruksel të Belgjikës në kuadër të NATO-s.



Lajme të ngjashme