• Video galeri

Turqia i përplasi në fytyrë gënjeshtrën regjimit të Esadit

Pretendimi i agjencisë së lajmeve SANA, që varet nga regjimit sirian, se “Turqia përdori armë kimike në fshatin Aranda të Afrinit” u përgënjeshtrua me një mesazh nga Ministri i Jashtëm, Mevlyt Çavushollu (Mevlüt Çavuşoğlu).

Agjencia SANA, që punon për regjimin sirian, e bazoi lajmin në fjalë tek burimet e organizatës terroriste në rajon PKK/PYD-YPG.   

Por në lajm bëhet e ditur se ngjarja u përgënjeshtruar nga një zyrtar turk, të cilit nuk i bëhej e ditur identiteti.

Lajmi i agjencisë SANA u publikua nga ana e agjencisë angleze të lajmeve Reuters.  

Pas publikimit të këtij lajmi, Ministri i Jashtëm postoi një mesazh në anglisht në median sociale Twiteer ku shkroi: “Çfarë besueshmërie keni për burimin? Mjaft gënjyet”.

Edhe Shtetet e Bashkuara të Amerikës përgënjeshtruan Esadin.

Shtëpia e Bardhë e cilësoi pretendimin për përdorimin e armëve kimike në Afrin nga ana e Turqisë si jashtë çdo lloj mundësie.

Lajme të ngjashme