Turqia dhe Katari bëjnë marrëveshje në fushën e industrisë së mbrojtjes

Prodhimi do të bëhet në bazë të nevojave të ardhshme të Forcave të Armatosura të Katarit.

Turqia dhe Katari bëjnë marrëveshje në fushën e industrisë së mbrojtjes

Marrëveshje me Katarin nga kompania turke e mbrojtjes.

Industria Elektronike Ushtarake (ASELSAN) nënshkroi një marrëveshje me kompaninë e Katarit ‘Barzan Holding’ për krijimin e partneritetit të quajtur BARQ (Vetëtima), që përmban edhe transferimin e teknologjisë së prodhimit të disa produkteve të industrisë së mbrojtjes.

Teksti i marrëveshjes së mirëkuptimit në këtë drejtim u nënshkrua nga ana e drejtuesve të Aselsanit dhe Barzan Holding në Panairin dhe Konferencën Ndërkombëtare të Mbrojtjes Detare në Doha (Doha International Maritime Defence Exhibition and Conference DIMDEX 2018).

Në këtë kuadër do të realizohen aktivitetet e prodhimtarisë duke filluar nga Sistemi i Armëve të Stabilizuara me Komandim të Largët (telekomandim) dhe sistemet optike elektronike me qëllim vëzhgimi zbulues.

Prodhimi do të bëhet në bazë të nevojave të ardhshme të Forcave të Armatosura të Katarit.


Fjalët Kyçe: DIMDEX 2018 , Barzan Holding , BARQ , ASELSAN

Lajme të ngjashme