Çavusoglu: Mbledhja Turqi-ShBA për çështjen e Sirisë mund të shtyhet për një datë tjetër

Minsitri i Jashtëm, Mevlut Çavusoglu së bashku me homologun e tij rus, Sergey Lavrov kryesoi në mbledhjen e 6-të të Grupit të Përbashkët të Planifikimit Strategjik Turqi-Rusi.

Çavusoglu: Mbledhja Turqi-ShBA për çështjen e Sirisë mund të shtyhet për një datë tjetër

Ministri i Jashtëm, Mevlut Çavusoglu bëri të ditur se mbledhja mes Turqisë dhe ShBA-së me temë Menbixhin që është planifikuar të mbahet më 19 mars në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, do të mund të shtyhet për një datë tjetër.

Mbledhja e 6-të e Grupit të Përbashkët të Planifikimit Strategjik Turqi-Rusi u mbajt në kryeqytetin Moskë të Rusisë.

Ministrat e Jashtëm të dy vendeve, Mevlut Çavusoglu dhe Sergey Lavrov zhvilluan një takim mes delegacioneve, ku tema kryesore ishte çështja e Sirisë.

Ministri Çavusoglu në prononcimin e tij të bërë gjatë konferencës së përbashkët për shtyp të organizuar pas takimit, tha se mbledhja me autoritetet amerikane me temë Menbixhin që është planifikuar të mbahet më 19 mars në Washington do të mund të shtyhet për një datë tjetër.

“Takimi që do të zhvillohet më 19 mars, do të mund të shtyhet për shkak të largimit nga detyra të Sekretarit amerikan të Shtetit, Rex Tillerson. Ne duam që me Sekretarin e ri, Mike Pompeo të punojmë me botëkuptim të njëjtë”, bëri të ditur Çavusoglu.

Shefi i diplomacisë turke deklaroi dje se Turqia dhe ShBA-ja kanë arritur në marrëveshje në lidhje me çështjen e Menbixhit dhe se pjesëtarët e YPG-së, fraksionit të PKK-së në Siri, do të tërhiqen nga ky rajon.

Ai shtoi se Turqia do të përkrahë në çdo platformë tërësinë territoriale të Sirisë, ndërsa vijoi me këto fjalë: “Qëllimi i operacionit ‘Dega e Ullirit’, të cilin Forcat e Armatosura të Turqisë po e ndërmarrin në zonën Afrin të Sirisë është neutralizimi i terroristëve të cilët paraqesin kërcënim për Turqinë. Ne ofrojmë mbështetje për civilët në çdo vend. Qëllimi i këtij operacioni nuk është pushtimi i territoreve të Sirisë”.

Gjatë prononcimit të tij Çavusoglu preku edhe në sistemet e mbrojtjes ajrore të tipit S-400, të cilin do ta blejë Turqia nga Rusia.

“Sa më parë i marrim këto raketa aq më mirë do të jetë”, deklaroi Çavusoglu, ndërsa homologu i tij rus, Sergey Lavrov tha se do të përshpejtojnë dorëzimin e tyre.

Sergey Lavrov bëri të ditur se homologu i tij Mevlut Çavusoglu e ka informuar në lidhje me kontaktet mes Ankarasë dhe Washingtonit në lidhje me çështjen e Sirisë.

Lavrov bëri të ditur se ShBA-ja edhe pse jo deri në pafund dëshiron të qëndrojë për një kohë të gjatë në Siri dhe për këtë është duke bërë përpjekje për të përforcuar pozitën në këtë vend dhe për të ndihmuar në copëtimin e tij.



Lajme të ngjashme