Kryeministri Yildirim pjesëmarrës në Forumin Global të Bakus

Në kuadër të vizitës së tij Kryeministri Yildirim u prit në takim nga Presidenti i Azerbajxhanit, Ilham Aliyev.

Kryeministri Yildirim pjesëmarrës në Forumin Global të Bakus

Kryeministri, Binali Yildirim po zhvillon një vizitë zyrtare në Azerbajxhan.

Në kuadër të vizitës së tij Kryeministri Yildirim u prit në takim nga Presidenti i Azerbajxhanit, Ilham Aliyev.

Pritja, e cila u realizua prapa dyerve të mbyllura në Pallatin Zagulba, zgjati afërisht një orë.

Më pas Kryeministri Yildirim mori pjesë në drekën zyrtare të shtruar nga Presidenti Aliyev për nder të tij.

 

I pritur në takim edhe nga Kryetari i Kuvendit Kombëtar të Azerbajxhanit, Oktay Asadov, Kryeministri Yildirim pas këtij takimi do të zhvillojë edhe një takim me homologun e tij Artur Rasizade.

Në kuadër të vizitës së tij Kryeministri Yildirim do të marrë pjesë dhe do të mbajë fjalim në hapjen e Edicionit të 6-të të Forumit Global të Bakus që po organizohet me temë “Zvogëlimi i dallimeve për formimin e bashkësive pjesëmarrëse” dhe në panelin me temë “Fuqia: Fuqitë e mëdha dhe të tjerët”.

Kryeministri Yildirim do të ketë edhe takime dypalëshe me kryetarët e shteteve dhe qeverive të tjera pjesëmarrëse në forum, ndërsa do të takohet edhe me përfaqësuesit e botës së medias dhe të biznesit.



Lajme të ngjashme