Siri - Afrin - Bie dëshmor një ushtar turk

Shtabi i Përgjithshëm i Forcave të Armatosura të Turqisë njoftoi se në kuadër të operacionit "Dega e Ullirit" që po zhvillohet në Afrin të Sirisë ka rënë dëshmor një ushtar turk.

Siri - Afrin - Bie dëshmor një ushtar turk

Në kuadër të operacionit “Dega e Ullirit” të ndërmarrë nga Forcat e Armatosura të Turqisë në zonën Afrin të Sirisë ka rënë dëshmorë një ushtar.

Në një komunikatë të lëshuar nga Shtatmadhoria e Përgjithshme e Ushtrisë Turke thuhet se në kuadër të operacioneve të zhvilluara në zonën Afrin të Sirisë ka rënë dëshmorë një ushtar.

Në deklaratë në mes tjerash thuhet se “Kërkojmë mëshirë prej Allahut për dëshmorin tonë, rënia e të cilit na shqetësoi dhe pikëlloi pa masë, ndërsa familjes së pikëlluar, Forcave të Armatosura të Turqisë dhe popullit turk i shprehim ngushëllime”.

Gjithashtu bëhet e ditur se numri i përgjithshëm i ushtarëve turq që ranë dëshmorë gjatë operacionit “Dega e Ullirit” arriti në 44.



Lajme të ngjashme