Erdogan: Së shpejti do të hedhim themelin e Centralit Bërthamorë Akkuyu

Presidenti Rexhep Tajip Erdoan (Recep Tayyip Erdoğan) tha se këtë vit do të fillojë ndërtimi i Centralit Bërthamor Akkuyu.

Erdogan: Së shpejti do të hedhim themelin e Centralit Bërthamorë Akkuyu

Presidenti Rexhep Tajip Erdoan (Recep Tayyip Erdoğan) tha se këtë vit do të fillojë ndërtimi i Centralit Bërthamor Akkuyu.

Erdoan mbajti një fjalim në ceremoninë e “Shpërndarja e Gazit Natyror në 101 Nënprefektura” zhvilluar në Qendrën Popullore të Kulturës dhe Kongreseve në Bestepe të Ankarasë.

Në fjalimin e tij ai u shpreh në lidhje me centralin bërthamor që mendohet të ndërtohet në Akkuyu të rrethit Mersin.

“Themelin e centralit planifikojmë ta hedhim së shpejti bashkë me mikun tim të vyer, Kryetarin e Shtetit të Rusisë, Vladimir Putin” tha Erdoan.

Kreu i shtetit turk u shpreh edhe në lidhje ne kërkimet e njëanshme të palës greko qipriotë në Mesdheun Lindor.

“Ne nuk lejuam që oportunistët, duke përfituar nga vëmendja jonë e përqendruar në vende të tjera për shkak të ndjeshmërisë së sigurisë së vendit tonë të përfitojnë nga rasti kryesisht në Egje dhe Qipro. Shpresojmë që qëndrimi ynë i qartë ndaj punimeve për kërkim në det të hapur të Qipros pavarësisht Turqisë të jenë bërë mësim për disa” tha Erdoan dhe shtoi se në aktivitetet e kërkimit të gazit natyror në Mesdheun Lindor kanë të drejtë edhe turqit e Qipros” duke nënvizuar se burimet duhen ndarë në mënyrë të barabartë.

Erdoan theksoi se Turqia ka kapacitet të mbrojë të drejtat e saj.

“Ky vend është i zoti të luftojë edhe kundër terrorit edhe me të ngjashëm. Ka fuqinë që edhe të rritet ekonomikisht edhe të mbrojë dhe të lartësojë unitetin. Tani Turqia është një fuqi në rritje si në rajon ashtu edhe në botë dhe nuk do të ndalojë deri sa të arrijë majën” tha Erdogan.

Ai u shpreh edhe në lidhje me operacionin “Dega e Ullirit”, filluar nga ushtria turke më 20 janar për të garantuar sigurinë e stabilitetin në kufij dhe Afrin të Sirisë, për të asnjanësuar anëtarët e PKK/KCK/PYD-YPG dhe DAESH-it në Afrin, i cili ndodhet në veriperëndim të Sirisë si dhe për të shpëtuar popullatën miqësore e vëllazërore të rajonit nga represioni dhe persekutimi.

Presidenti Erdoan tha se që nga fillimi i operacionit e deri më tani janë neutralizuar 3.655 terroristë.



Lajme të ngjashme