Erdogani i bën thirrje Trumpit: Vini rregull në deklaratat e bëra në vendin juaj

Erdogani i bën thirrje Trumpit: Vini rregull në deklaratat e bëra në vendin juaj

Erdogani i bën thirrje Trumpit: Vini rregull në deklaratat e bëra në vendin juaj

Presidenti Rexhep Tajip Erdoan (Recep Tayyip Erdoğan) tha se Shtetet e Bashkuara të Amerikës nuk kanë të drejtë të kenë prezencë ushtarake në rajonin Menbixh të Sirisë.

Presidenti Erdoan mbajti një fjalim në aktivitetin e zhvilluar në Qendrën e Kulturës dhe Kongresit të Popullit në Bestepe me titull: “Takimi bashkë me popullin në një Turqi më të gjelbër”.

Erdoan në fjalimin e tij u shpreh edhe në lidhje me operacionin “Dega e Ullirit”, filluar nga ushtria turke më 20 janar për të garantuar sigurinë e stabilitetin në kufij dhe Afrin të Sirisë, për të asnjanësuar anëtarët e PKK/KCK/PYD-YPG dhe DAESH-it në Afrin, i cili ndodhet në veriperëndim të Sirisë si dhe për të shpëtuar popullatën miqësore e vëllazërore të rajonit nga represioni dhe persekutimi.

“Qendra e qytetit të Afrinit u mor nën kontroll. Menjëherë filluam të restaurojmë shkollat. Të gjitha spitalet do të restaurohet. Kontrollin, administrimin, dhe restaurimin e tyre i kemi të gjitha dhe do të sigurojmë sa më parë atmosferën e paqes atje” tha Erdoan.

Presidenti Erdoan tha se që nga fillimi i operacionit e deri më tani janë neutralizuar 3.698 terroristë.

Në fjalim ai tha gjithashtu se pavarësisht se dhanë fjalën Shtetet e Bashkuara të Amerikës nuk e kanë braktisur Menbixhin që kanë pushtuar së bashku me terroristët e PKK/PYD-YPG.

“Çfarë thonë ata, nuk do dalkan nga Menbixhi. Jo të dilni por ju nuk keni as të drejtën për tu gjendur atje. Çfarë lidhje keni ju me këto toka” tha Erdoan.



Lajme të ngjashme