Stoltenberg u prit në takim nga Erdogan

Presidenti Rexhep Tajip Erdoan (Recep Tayyip Erdoğan) priti në takim të hënën Sekretarin e Përgjithshëm të NATO-s Jens Stoltenberg, i cili ndodhej në Ankara për një vizitë zyrtare.

Stoltenberg u prit në takim nga Erdogan

Presidenti Erdoan në takimin me Sekretarin e Përgjithshëm të NATO-s Stoltenberg bisedoi për marrëdhëniet Turqi-NATO, zhvillimet rajonale, me theks të veçantë Sirinë. Në takim Erdoan theksoi rëndësinë që ka solidarizimi i vendeve anëtare të NATO-s ndaj të gjitha formave të terrorizmit dhe vazhdimi me vendosmëri i kësaj përpjekjeje.

Kurse Stoltenberg nga ana e tij duke theksuar se Turqia është një aleate me rëndësi strategjike për Aleancën e Atlantikut të Veriut, tha se ai e kishte informuar Presidentin Erdoan në lidhje me samitin e ardhshëm të NATO-s, planifikuar për t’u mbajtur në korrik, në kryeqytetin e Belgjikës, Bruksel.

Në këtë audiencë Presidenti Erdoan dhe Stoltenberg gjithashtu shkëmbyen mendime lidhur me operacionin ajror që kishin realizuar të shtunën Shtetet e Bashkuara të Amerikës, Anglia dhe Franca për shkak të sulmit të regjimit të Damaskut me armë kimike në 7prill në Duma si dhe biseduan për antiterrorizmin në përgjithësi.

Në këtë kuadër, u vu theksi në rëndësinë që ka solidariteti i vendeve anëtare të NATO-s ndaj të gjitha formave të terrorizmit dhe luftimi i tij me vendosmëri.

 


Lajme të ngjashme