Turqi-Iran shkëmbejnë monedhat kombëtare për të mënjanuar dollarin në tregtinë dypalëshe

Siç bën të ditur agjencia shtetërore iraniane e lajmeve, “IRNA”, njësitë monetare të dy vendeve janë shkëmbyer në këtë mënyrë për herë të parë pa pasur nevojë për një valutë rezervë të tretë si dollari amerikan apo euroja...

Turqi-Iran shkëmbejnë monedhat kombëtare për të mënjanuar dollarin në tregtinë dypalëshe

Turqia dhe Irani kanë realizuar të hënën shkëmbimin e parë të monedhës kombëtare ndërmjet tyre.

Siç bën të ditur agjencia shtetërore iraniane e lajmeve, “IRNA”, njësitë monetare të dy vendeve janë shkëmbyer në këtë mënyrë për herë të parë pa pasur nevojë për një valutë rezervë të tretë si dollari amerikan apo euroja.

Në një prononcim për agjencinë “IRNA”, zyrtarë të Bankës Qendrore të Iranit për Marrëdhëniet me Publikun kanë theksuar se kjo manovër do të lehtësojë tregtinë dhe veprimet bankare mes dy vendeve, si dhe do të ulë rrezikun e kursit të këmbimit valutor.

Përdorimi i njësive monetare kombëtare në tregtinë ndërmjet dy vendeve qe ngritur në rend të ditës edhe gjatë vizitës që Presidenti i Turqisë, Recep Tayyip Erdogan, pati realizuar tetorin e kaluar në Iran, duke u konkretizuar me në marrëveshje për shkëmbimin e parave.

“Ne vendosëm që të gjallërojmë sektorët tanë të financës nën kryesimin e Bankës Qendrore të Turqisë dhe Bankës Qendrore të Iranit. Ramë dakord që të jetësojmë procesin e shkëmbimeve tregtare përmes monedhave kombëtare”, ishte shprehur kreu i shtetit turk nga Teherani gjatë një konference të përbashkët shtypi me homologun iranian, Hassan Rouhani.

Pas një takimi të zëvendësguvernatorëve të Bankës Qendrore të Turqisë dhe Bankës Qendrore të Iranit në muajin janar të këtij viti, numri 2 i institucionit më të lartë bankar iranian, Seyed Ahmad Araghchi, pati njoftuar se shkëmbimi i njësive monetare të dy vendeve do të hynte në fuqi brenda një kohe të shkurtër.



Lajme të ngjashme