IOM - Marrëveshja BE-Turqi ka ulur dukshëm numrin e emigrantëve në Evropë

Zëdhënësi i Organizatës Ndërkombëtare të Migrimit (IOM) pranë OKB-së, Joel Millman bëri të ditur se marrëveshja e arritur mes Bashkimit Evropian dhe Turqisë në mars të vitit 2016 ka ndikim të madh në rajonin e Mesdheut.

IOM - Marrëveshja BE-Turqi ka ulur dukshëm numrin e emigrantëve në Evropë

Zëdhënësi i Organizatës Ndërkombëtare për Migracionin (IOM) pranë OKB-së, Joel Millman bëri të ditur se marrëveshja e arritur mes Bashkimit Evropian dhe Turqisë në mars të vitit 2016 ka ndikim të madh në rajonin e Mesdheut.

Në prononcimin e tij të bërë për Agjencinë e Lajmeve Anadolli (AA) në zyrën e OKB-së në Gjenevë, Millman tha se beson që marrëveshja në fjalë ka ndikim të madh në uljen e numrit të emigrantëve të ardhur në Greqi.

“Ndërkohë që në vitin 2015 nga Turqia në Greqi nëpërmjet Detit Egje kanë kaluar mbi 800 mijë emigrantë, pas marrëveshjes së arritur mes BE-së dhe Turqisë ky numër u ulë nën 30 mijë, ndërsa sot ky numër arrin në rreth 7 mijë”, bëri të ditur Millman.

Sipas OKB-së numri i emigrantëve që kaluan nga Turqia në Greqi në vitin 2015 ka qenë në nivelin 80% nga numri i përgjithshëm i emigrantëve që kaluan në Evropë, ndërsa kjo shifër këtë viti ka rënë në nivelin e 36%.

Duke e bërë të ditur se në saje të kësaj marrëveshjeje është ulur edhe numri i përgjithshëm i emigrantëve të cilët humbën jetën në Detin Egje, Millman tha se këto shifra në vitin 2015 ishin 805, në vitin 2016 ra në 434, në vitin 2017 ishte 61 dhe këtë vit kjo shifër ka rënë në 19 emigrantë.

Sipas Organizatës së Kombeve të Bashkuara numri i emigrantëve që kaluan Detin Mesdhe dhe që arritën në Evropë këtë vit është ulur për 50% në krahasim me vitin e kaluar, ndërsa numri i emigrantëve që humbën jetën ka rënë për 40%.

“Gjatë periudhës së njëjtë të vitit të kaluar në Detin Mesdhe kanë humbur jetën 918 persona, ndërsa këtë vit 559 persona dhe kështu kjo shifër u ulë për 40%”, bëri të ditur Millman dhe shtoi: “Në qoftë se krahasohen uljet e numrit të emigrantëve që kaluan Detin Mesdhe dhe arritën në Evropë dhe të numrit të personave që humbën jetën mund të themi se është shënuar rritje në numrin e vdekjeve të emigrantëve në Mesdhe”.

Ndërkaq për arsyejen e rritjes së nivelit të vdekjeve të emigrantëve në Mesdhe, Millman tha se “Trafikantët me qenie njerëzore kanë filluar të përdorin anije në gjendje më të keqe dhe të marrin më shumë njerëz në bordin e anijes. Rrugët që përdoren për të kaluar në Evropë janë të njëjta, por trafikantët përdorin metoda më të rrezikshme”.

Millman shtoi se me ngritjen e temperaturave do të rritet edhe numri i atyre që përpiqen për të kaluar në Evropë dhe shprehu shqetësimin se kjo do të sjellë edhe rritje të numrit të vdekjeve.



Lajme të ngjashme