Kuvendi i Turqisë miraton zgjatjen e gjendjes së jashtëzakonshme

Kuvendi i Madh Popullor i Turqisë (TBMM) ratifikoi mocionin e Kryeministrisë për të zgjatur gjendjen aktuale të jashtëzakonshme në vend edhe për tre muaj.

Partia qeverisëse për Drejtësi dhe Zhvillim (AK Parti) dhe partia opozitare Lëvizja Nacionaliste (MHP) mbështetën mocionin, ndërsa Partia Republikane Popullore (CHP) dhe Partia Demokratike e Popujve (HDP) e kundërshtuan atë.

Sipas kushtetutës, gjendja e jashtëzakonshme mund të shpallet për një periudhë maksimale prej gjashtë muajsh.

Turqia shpalli gjendjen e jashtëzakonshme për herë të parë më 20 korrik të vitit 2016, pas tentativës për grusht shteti nga organizata terroriste gyleniste FETO më 15 korrik të atij viti.

FETO dhe udhëheqësi i saj në SHBA, Fetullah Gylen, ndërmorën tentativën për grusht shteti, e cila martirizoi 250 dhe plagosi rreth 2.200 të tjerë. (AA)

Lajme të ngjashme