• Video galeri

Kryeministri Yildirim kritikoi vendimin e ShBA-së për Turqinë

Kryeministri, Binali Yildirim bëri të ditur se pezullimi i ShBA-së i shitjes së armëve Turqisë është në kundërshtim me frymën e partneritetit strategjik.

Kryeministri Yildirim kritikoi vendimin e ShBA-së për Turqinë

Kryeministri, Binali Yildirim bëri të ditur se pezullimi i ShBA-së i shitjes së armëve Turqisë është në kundërshtim me frymën e partneritetit strategjik.

Projektbuxheti për vitin fiskal 2019 i Departamentit amerikan të Mbrojtjes (Pentagon) që parashikohet të jetë 716 miliardë dollarë u miratua me 85 vota pro dhe 10 kundër.

Ndërkaq në pjesën e projektbuxhetit që ka të bëjë me Turqinë u tha se “Blerja e sistemeve të mbrojtjes ajrore S-400 nga Rusia nga ana e Ankarasë ka tensionuar marrëdhëniet mes dy vendeve” dhe se “Duhet të lirohet prifti amerikan Andrew Brunson, për të cilin është zbuluar se ka lidhje me organizatën terroriste gyleniste FETO, që ndërmori një tentativë të dështuar për grusht shtet më 15 korrik 2016”.

Në këtë projektbuxhet pretendohet se “blerja e sistemeve S-400 do të ndikon negativisht në zhvillimin e sistemeve të përbashkëta të armëve mes ShBA-së dhe Turqisë, ndërsa mbrohet qëndrimi se ky hap do të ndikojë bashkëveprimin në kuadër të NATO-s”.

Në mesin e arsyetimeve në fjalë që bëhen në projektbuxhet thuhet se Turqisë duhet të bllokohet edhe shitja e avionëve F-35, të sistemeve të mbrojtjes ajrore të tipit Patriot, helikopterëve transportues të llojit Chinook, helikopterëve të llojit AH-1 Kobra, H-60 Black Hawk dhe avionëve të tipit F-16.

Në vlerësimin e tij të bërë këtij vendimi të ShBA-së, shefi i qeverisë turke, Binali Yildirim tha se “Turqia ka alternativa tjera. Ne kemi marrë masat tona dhe në industrinë e mbrojtjes kemi përshpejtuar punimet për zhvillimin e prodhimeve vendore dhe kombëtare. Embargoja nuk do të ndikojë në dobësimin e mbrojtjes. Ky vendim është i neveritshëm, është në kundërshtim me frymën e partneritetit strategjik dhe aleancës mes vendeve tona”.



Lajme të ngjashme