Presidenti Erdogan dha mesazhe për centralin e tretë bërthamor

Kreu i shtetit turk theksoi se punimet e ndërtimit të centralit bërthamor në Akkuyu të Mersinit janë duke vazhduar me shpejtësi dhe bëri të ditur se centrali i dytë do të ndërtohet në Sinop, ndërsa për të tretin punimet po vazhdojnë.

Presidenti Erdogan dha mesazhe për centralin e tretë bërthamor

Presidenti Recep Tayyip Erdogan dha sinjalin se Turqia do të drejtohet me shpejtësi drejt energjisë bërthamore.

Në një transmetim special nëpërmjet rrjeteve sociale Presidenti Erdogan iu përgjigj pyetjeve të të rinjve në programin “Takimi Rinor dhe Teknologjik”.

Kreu i shtetit turk theksoi se punimet e ndërtimit të centralit bërthamor në Akkuyu të Mersinit janë duke vazhduar me shpejtësi dhe shtoi se centrali i dytë bërthamor do të ndërtohet në Sinop, ndërsa bisedimet për të tretin po vazhdojnë ende.

Duke e vënë në dukje se centralet nukleare janë të teknologjisë së avancuar, Presidenti tha se për trajnime të nevojshme në Rusi kanë dërguar afërsisht 300 të rinj.

Erdogani gjithashtu bëri të ditur se Turqia së bashku me Japoninë dhe Francën është duke zhvilluar punime të përbashkëta në lidhje me centralet bërthamore.

“Pas përfundimit të këtyre punimeve ne do të dërgojmë numër të njëjtë, ndoshta edhe më shumë të të rinj në këto vende për trajnime. Mundësia e tretë është që këtë central ta ndërtojmë së bashku me Kinën. Në qoftë se arrijmë në marrëveshje ne do të dërgojmë studentët tanë në këtë vend për të studiuar. Në këtë mënyrë Turqia me anë të energjisë bërthamore do të plotëson një pjesë të madhe të nevojave të saj për energji. Ne kemi nevojë për këtë”, bëri të ditur Erdogan.

Ai theksoi se për sa i përket energjisë bërthamore nuk duan të bien pre e kësaj loje ashtu siç dëshirojnë disa të tjerë.

Erdogan rikujtoi edhe pretendimet se “energjia bërthamore paraqet kërcënim për ndotjen e ambientit”, ndërsa tha se “Në qoftë se shikoni në ato vendet që përdorin energji bërthamore, do të shihni se shumica e atyre që dalin kundër kësaj kanë numër të madh të centraleve bërthamore. Ne tani nuk do të biem pre e kësaj loje”.



Lajme të ngjashme