Bozdag: Mbajtja pezull e kërkesës për ekstradimin e Gulenit nga ana e ShBA-së është qëndrim politik

"Çfarë është Bin Laden për SHBA-në, i njëjtë është Gülen për Turqinë", deklaroi Zëvendëskryeministri dhe zëdhënësi i qeverisë së Turqisë, Bekir Bozdag.

Bozdag: Mbajtja pezull e kërkesës për ekstradimin e Gulenit nga ana e ShBA-së është qëndrim politik

Zëvendëskryeministri dhe zëdhënësi i qeverisë së Turqisë, Bekir Bozdag, tha se kreu i organizatës terroriste FETO, Fetullah Gulen, është për Turqinë ashtu siç është Osama bin Laden për Shtetet e Bashkuara të Amerikës (SHBA).

Duke folur për AA gjatë vizitës në zyrën e agjencisë së lajmeve në Yozgat, Bozdag tha se mbajtja pezull e kërkesës për ekstradimin e Gulenit në Turqi është qëndrim politik.

"Dosjet rreth kërkesës së Turqisë për ekstradim janë duke pritur prej më shumë se dy vitesh. Këto dosje nuk i kanë dërguar në proces gjyqësor. Kjo është absolutisht një qëndrim politik, është akt administrativ", tha Bozdag.

Ai shtoi se gjyqësori turk është i pavarur dhe askush nuk ka fuqi të ndikojë në të.

Siç tha, në këtë drejtim do të respektohet edhe vendimi i gjykatës në hetimin ndaj Andrew Brunson, priftit amerikan i cili përballet me akuza të terrorizmit në Turqi.

"Ne duam që organet gjyqësore të japin vendim në lidhje me ekstradimin e liderit të FETO-s. Nëse merret vendim kundër nesh, atëherë në e dërgojmë atë në një instancë më të lartë gjyqësore. Por autoritetet amerikane këmbëngulin që atë ta mbajnë në Departamentin e Drejtësisë, e zgjasin procesin duke shpikur arsyetime. Në Turqi nuk ka proces administrativ ndaj priftit Brunson. Ne kryejmë një proces të plotë gjyqësor", tha Bozdag.

"Çfarë është Osama bin Laden për popullin amerikan dhe SHBA-në, i njëjtë është kryeterroriste për Turqinë dhe popullin turk. Me çfarë sysh do ta shikonte SHBA dhe populli i saj Turqinë në qoftë se ajo do mbronte Osama bin Ladenin ashtu sikurse SHBA mbron FETO-n? Shpresoj që zyrtarët amerikanë të mos e vazhdojnë këtë qëndrim", shtoi zëvendëskryeministri i Turqisë.

Ndryshe, FETO dhe udhëheqësi i saj në SHBA, Fetullah Gulen, orkestruan puçin e dështuar të 15 korrikut të vitit 2016, i cili martirizoi 250 persona dhe plagosi rreth 2.200 të tjerë. (AA)



Lajme të ngjashme