Dy terroristë të YPG/PKK-së u dorëzohen forcave turke të sigurisë në Sirnak

Dy anëtarët të organizatës separatiste terroriste, YPG/PKK, u janë dorëzuar mëngjesin e së shtunës forcave të sigurisë në provincën juglindore Sirnak të Turqisë...

Dy terroristë të YPG/PKK-së u dorëzohen forcave turke të sigurisë në Sirnak

Dy anëtarët të organizatës separatiste terroriste, YPG/PKK, u janë dorëzuar mëngjesin e së shtunës forcave të sigurisë në provincën juglindore Sirnak të Turqisë.

Siç bëjnë të ditur burime të sigurisë, 2 terroristët janë dorëzuar pasi janë bindur nga autoritete të Zyrës së Inteligjencës pranë Komandës së Xhandarmërisë në Sirnak, të mbështetur edhe nga familjet e terroristëve në fjalë, të cilët vepronin në emër të YPG-së, fraksion sirian i PKK-së.

“Dy terroristët e dorëzuar, nga qyteza Cizre, ishin bashkuar me organizatën në vitin 2015”, theksojnë burimet turke të sigurisë duke shtuar se ata po u nënshtrohen procedurave ligjore në Xhandarmëri.

Në fushatën e saj terroriste gati 40-vjeçare kundër Turqisë, PKK-ja, e përfshirë në listën e organizatave terroriste nga Turqia, Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe Bashkimi Evropian, mban përgjegjësi për vdekjen e rreth 40.000 njerëzve, përfshi këtu gra e fëmijë.



Lajme të ngjashme