• Video galeri

Kalin: Turqia nuk mund të heshtë ndaj sulmeve

Zëdhënësi i Presidencës, Ibrahim Kallën (İbrahim Kalın) vlerësoi vendimin për bojkotimin e produkteve të Shteteve të Bashkuara të Amerikës.

Kalin: Turqia nuk mund të heshtë ndaj sulmeve

Zëdhënësi i Presidencës, Ibrahim Kallën (İbrahim Kalın) vlerësoi vendimin për bojkotimin e produkteve të Shteteve të Bashkuara të Amerikës.

Në një konferencë për shtyp, Kallën tha se themeli i ekonomisë turke është i fuqishëm dhe shohin me kënaqësi se ka filluar ecuria drejt përmirësimit.  

“Turqia nuk kërkon një luftë ekonomike por nuk mund të mendohet që të qëndrojë e heshtur kur dikush e sulmon atë” tha Kallën dhe shtoi se të gjitha institucionet përkatëse, me masat që do të marrin këtej e tutje, parashikohet që të përforcohet edhe më shumë ky normalizim në ekonominë turke.

“Zgjidhja e problemeve sa më parë është ajo që ne presim” tha Kallën duke bërë të ditur se udhëheqja amerikane duhet të tregojë respekt gjatë gjyqësorit në Turqi.

“Ndërkohë që Shtetet e Bashkuara të Amerikës janë në pikën e shkatërrimit pothuajse të plotë të marrëdhënieve për një pastor dhe janë duke humbur një vend si Turqia, as nga udhëheqja e Obamës dhe as nga udhëheqja e Trumpit deri më tani nuk kemi parë të jetë hedhur asnjë hap konkret për dy çështje të ligjshme dhe urgjente për Turqinë, si çështja e organizatës separatiste terroriste PKK dhe organizata terroriste FETO” u shpreh zëdhënësi i presidencës.  

 

Në konferencën për shtyp Ai u shpreh edhe në lidhje me bisedimet e Astana-s.

“Mbledhja e tretë planifikohet të zhvillohet javën e parë të muajit shtator në Teheran” deklaroi Kallën.  

Kallën duke bërë të ditur se elementet e organizatës separatiste terroriste PYD/YPG tanë filluar të tërhiqen nga Menbixhi dhe rrethinat e tij nënvizoi se presin që këto elemente të tërhiqen plotësisht në lindje të Eufratit.

Ai nënvizoi gjithashtu se rekrutimi në organizatën terroriste këtë vit është kufizuar me 61 persona dhe kjo është shifra më e ulët e 30 viteve.



Lajme të ngjashme