Turqi - Ndryshojnë kushtet për marrjen e nënshtetësisë turke për të huajt

Bëhet e ditur se janë bërë disa rregullime ligjore në lidhje me të drejtat për marrjen e nënshtetësisë turke për shtetasit e huaj.

Shuma e kapitalit fiks për të marrë nënshtetësinë turke nga 2 milionë dollarë është ulur në 500 mijë dollarë.

Sipas vendimit të publikuar në Fletoren Zyrtare bëhet e ditur se vlera minimale e pronës së patundshme në Turqi, e nevojshme për të fituar të drejtën për marrjen e nënshtetësisë turke, nga 1 milionë dollarë është ulur në 250 mijë dollarë.

Ndërkaq kushti “i punësimit të të paktën 100 personave”, që është njëri prej kushteve për të fituar të drejtën e nënshtetësisë turke, është ndryshuar në “të paktën 50 persona”.

Ndërsa shuma e nevojshme e depozitave në banka për të fituar të drejtën e marrjes së nënshtetësisë turke nga 3 milionë dollarë është ulur në 500 mijë dollarë.

Lajme të ngjashme