Festivali “TEKNOFEST Istanbul" pasqyrohet edhe në median botërore

Festivali i parë i Aeronautikës, Hapësirës dhe Teknologjisë së Turqisë “TEKNOFEST Istanbul", tërhoqi edhe vëmendjen e opinionit publik ndërkombëtarë.

Festivali “TEKNOFEST Istanbul" pasqyrohet edhe në median botërore
Teknofest, festivali i risisë për potencialin e teknologjisë turke
Teknofest, festivali i risisë për potencialin e teknologjisë turke

Krahas shfaqjeve dhe garave të ndryshme të zhvilluara në kuadër të Festivalit të parë të Aeronautikës, Hapësirës dhe Teknologjisë së Turqisë edhe avioni reaktiv “Soloturk” dha një shfaqje duke fluturuar në qiellin e Stambollit.  

Festivali i parë i Aeronautikës, Hapësirës dhe Teknologjisë së Turqisë “TEKNOFEST Istanbul", tërhoqi edhe vëmendjen e opinionit publik ndërkombëtarë.  

Kanali televiziv anglez BBC publikoi pamjet e garës së motorit, Formula1, F16.

Në lajm u bë e ditur se gara u fitua nga motoçiklisti kombëtar, Kenan Sofuollu (Sofuoğlu).

Ky lajm u publikua edhe nga kanali televiziv amerikan ABC News. “Avioni luftarak, automobili Tesla, motoçikleta dhe super automjetet bënë një garë shpejtësie në Teknofest, festivalin e aeronautikës, hapësirës dhe teknologjisë në Turqi” bëhej e ditur në lajmin e këtij kanali televiziv.   

Edhe media kineze nuk qëndroi larg Teknofest-it. Në lajmin e publikuar në faqen e internetit të agjencisë së lajmeve, Xinhua u përdor kryetitulli “Në Stamboll filloi festivali i parë i aeronautikës, hapësirës dhe teknologjisë së Turqisë. Në lajm u publikua fotografia e shfaqjes ajrore dhe u citua zëvendësministri i Industrisë dhe Teknologjisë, Mehmet Fatih Kaxhër (Kacır) të ketë thënë: “Festivali ka si qëllim të promovojë përparimin e teknologjisë si një objektiv kombëtar”.

Kanali mediatik pakistanez, Nation publikoi shumë fotografi të festivalit në faqen e internetit. Në lajm u vu theksi tek aeroporti i ri i Stambollit. Ndër të tjera u bë e ditur se në Festivalin e parë të Aeronautikës, Hapësirës dhe Teknologjisë së Turqisë shfaqet edhe prototipi i avionit luftarak Hurjet.

 


Lajme të ngjashme