Rryma Turke, drejt fundit të fazës përfundimtare

Gazsjellësi “Rryma Turke”, që do të transportojë gazin natyror rus në Evropë nëpërmjet Turqisë, do të vihet në veprim në fund të vitit.

Rryma Turke, drejt fundit të fazës përfundimtare

Gazsjellësi “Rryma Turke”, që do të transportojë gazin natyror rus në Evropë nëpërmjet Turqisë, do të vihet në veprim në fund të vitit.

Deri më tani ka përfunduar më shumë se 70% e punimeve të terminalit të marrjes së gazit, që është faza e fundit dhe ndërtimi i tij vazhdon në lokalitetin e fshatit Këjëkëj (Kıyıköy) brenda kufijve të rrethit Kërklareli (Kırklareli).   

Bëhet e ditur se projekti do të vazhdojë në përputhje me kalendarin e parashikuar.

Projekti Rryma Turke, ndërtimi i të cilit filloi në 7 maj 2017 nga Gazprom,  parashikon ndërtimin e dy linjave me kapacitet 31,5 miliardë metrakub gaz natyror gjithsej.

Ndërkaq kanë filluar testet për konfirmimin e saktësisë dhe sigurisë së gazsjellësit.  

Gjithashtu ka përfunduar edhe pjesa tokësore e projektit në anën e Rusisë dhe është hyrë në fazën e fundit të procesit të përdorimit të kompleksit atje.  

Faza e parë e projektit, do të sigurojë nevojën për gaz natyror të Turqisë, ndërsa faza e dytë dytë, që do të shtrihet në Evropë, pritet të hyjë në shërbim në fund të vitit 2019.

15,75 miliardë metra kub të gazit natyror do të jenë në dispozicion të drejtpërdrejtë për konsumin në Turqi, ndërsa pjesa e mbetur do të transportohet për në Evropë.



Lajme të ngjashme