Ambasadori turk në Paris reagon ndaj pretendimeve të Francës për hapjen e shkollave turke

Ambasadori i Turqisë në Paris, Ismail Hakki Musa tha se pretendimet në median franceze për hapjen e shkollës turke me mbështetjen e ambasadës dhe deklaratat e ministrit të Arsimit të Francës, Jean Michel Blanquer janë të papranueshme dhe të trishtueshme.

Në kundërshtim me pretendimet e medias franceze, Turqia nuk ka një rend dite për të hapur në mënyrë të papritur shkollë turke në Francë tha Musa duke rikujtuar se që nga viti 2012 e këndej vazhdojnë punimet për përcaktimin e statusit të shollave franceze në Turqi, “Charles de Gaulle” dhe “Pierre Loti”.

Ambasadori Musa nënvizoi se në këtë kuadër, vjeshtën e kaluar një delegacion francez vizitoi Turqinë dhe shtoi: “Këto shkolla janë shkolla të mbështetura nga ambasada (Franca). Ndërkohë që statusi i këtyre shkollave është duke u vendosur në një kornizë ligjore, ne presim që edhe Turqia të hapë dy shkolla në Francë që të funksionojnë në të njëjtën mënyrë. Nëse  jepet pëlqimi në këtë çështje, në mënyrë reciproke ky problem zgjidhet. Vazhdojnë punimet për këtë çështje”.

“Mendojmë se ky proces, që vazhdon në privatësi, sipas praktikave diplomatike, nuk është i përshtatshëm të deklarohet në opinionin publik” tha ambasadori Musa.

Ai tërhoqi vëmendjen se është kuptuar që informacionet për çështjen në fjalë, të cilat janë shkruar në revistën “Le Point” duke u bazuar në burimet përkatëse, janë deshifruar nga ana e Francës dhe shtoi: “Dua të mendoj se Ministri i Arsimit, Blanquer është informuar gabim në këtë çështje sepse përballë kemi një burrë shteti. Këto shprehje janë të papranueshme dhe të trishtueshme”.

Lajme të ngjashme