Fillon numërimi drejt zeros për raketën “Atmaca”, e para detare e Turqisë

Projekti “Atmaca” është filluar me qëllim plotësimin e nevojave të Forcave Detare të Turqisë për raketa të drejtuara nga anija në anije, të cilat do të jenë të përshtatshme për t’u integruar edhe në platformat MILGEM.

Fillon numërimi drejt zeros për raketën “Atmaca”, e para detare e Turqisë

Raketa e parë detare e Turqisë, “Atmaca”, e cila ka aftësi shumë më të zhvilluara nga shembujt e tjerë në botë, do të përdoret në anije brenda 1 viti ose 1 viti e gjysmë.

“Atmaca”, një predhë moderne e drejtuar që mund të përdoret në të gjitha kushtet atmosferike, është efektive kundrejt objektivave fikse dhe të lëvizshme falë rezistencës ndaj kundërmasave, azhurnimit të objektivit, aftësive të risulmimit dhe anulimit të misionit, si dhe sistemit të planifikimit të misionit të ardhshëm.

Marrëveshja për prodhimin në seri të raketës detare turke është nënshkruar në fund të vitit të kaluar.



Lajme të ngjashme