Turqia reagoi ndaj ftesës së pjesëtarëve të FETO-s në darkën e iftarit në Kirgizi

Zëdhënësi i Ministrisë së Punëve të Jashtme të Turqisë, Hami Aksoy tha se ftesa e krerëve të organizatës terroriste gyleniste (FETO) në darkën e iftarit të Kryemyftinisë së Kirgizisë është e papranueshme.

Turqia reagoi ndaj ftesës së pjesëtarëve të FETO-s në darkën e iftarit në Kirgizi

Turqia reagon ndaj Kirgizisë në lidhje me FETO-n.

Zëdhënësi i Ministrisë së Punëve të Jashtme të Turqisë, Hami Aksoy tha se ftesa e krerëve të organizatës terroriste gyleniste (FETO) në darkën e iftarit të Kryemyftinisë së Kirgizisë është e papranueshme.

Ai iu përgjigj pyetjes së drejtuar ministrisë në lidhje me këtë temë.

“Është e papranueshme ftesa e krerëve të organizatës terroriste gyleniste në darkën e iftarit të shtruar më 8 maj nga ana e Kryemyftinisë së Kirgizisë. Ambasadori i Turqisë në Bishkek, i cili ishte i ftuar në të njëjtin iftar, e ka kuptuar këtë gjendje dhe ka treguar reagimin e tij të drejtë” tha Aksoy.

Ai nënvizoi se lufta kundër strukturave të FETO-s jashtë shtetit është një nga prioritet më themelore të Turqisë dhe shtoi: “Kërcënimi i sigurisë që përbën kjo organizatë terroriste i shpjegohet shumë herë dhe me vendosmëri bashkëbiseduesve të vendeve ku ndodhen FETO. Në lidhje me këtë temë, presim që jo vetëm organet zyrtare të vendeve mike, por edhe të gjitha institucionet kombëtare të tregojnë ndjeshmërinë e nevojshme”.  

 


Lajme të ngjashme