Altun: Akti terrorist në Kuvend, përpjekje për të sulmuar drejtpërsëdrejti vullnetin kombëtar

Drejtori i Komunikimeve të Presidencës së Turqisë, Fahrettin Altun, bëri me dije se akti terrorist në fjalë është një tentativë për të sulmuar direkt vullnetin kombëtar.

tbmm polis.jpg
fahrettin altun.jpg

Pasditen e së martës u parandalua një tentativë për sulm terrorist në Kuvendin e Madh Popullor të Turqisë.

Drejtori i Komunikimeve të Presidencës së Turqisë, Fahrettin Altun, bëri me dije se akti terrorist në fjalë është një tentativë për të sulmuar direkt vullnetin kombëtar.

Altun postoi në rrjetin social “Twitter” një mesazh në lidhje me aktin terrorist, që anëtarët e organizatës terroriste DHKP-C tentuan të kryejnë ditën e martë në Kuvendin e Madh Popullor të Turqisë.

“Akti terrorist që dy anëtarë të organizatës terroriste DHKP-C u përpoqën të kryejnë në Kuvendin e Madh Popullor të Turqisë, është një përpjekje për të sulmuar drejtpërsëdrejti vullnetin kombëtar. Të gjitha lidhjet e brendshme dhe të jashtme të këtij akti terrorist ndaj kombit tonë do të zbulohen dhe do të kërkohet llogari”, shkroi ai.

Të martën, dy persona hynë në sallën e vizitorëve të Kuvendit rreth orës 15:00 me kohën lokale dhe tentuan të marrin peng personelin e këtushëm.

Forcat e sigurisë ndërhynë menjëherë dhe arritën të kapin pa kaluar në veprim personat në fjalë, të cilët u konstatua të kenë lidhje me organizatën terroriste DHKP-C.

Ata konfiskuan gjithashtu disa kuti që dukeshin si mekanizëm bombe, të cilat u kapën mbi trupat e agresorëve.

Të dyshuarit u identifikuan si persona në kërkim për disa akuza për terrorizëm.



Lajme të ngjashme