Erdogan: Nuk ulemi në një tavolinë me terroristët që cenojnë sigurinë tonë kombëtare

“Përjashtimi nga procesi i elementeve terroristë që cenojnë unitetin politik dhe integritetin territorial të Sirisë dhe sigurinë kombëtare të vendit tonë”, do të vazhdojë të jetë një nga prioritetet e Turqisë, tha Presidenti Erdoan në konferencën e përbashkët mbajtur pas takimit tresh në Soçi.

Askush nuk duhet të presë nga ne që të marrim pjesë në të njëjtën platformë, të jemi nën një çati me një organizatë terroriste që cenon sigurinë tonë kombëtare.

Nëse shprehim angazhimin tonë ndaj tërësisë territoriale dhe unitetit politik të Sirisë, nuk mund ta shikojmë si një aktor legjitim një bandë që i ka lyer dyert me gjak dhe që përpiqet për copëtimin e këtij vendi, u shpreh Erdoan.