Forcat turke të sigurisë parandalojnë një tentativë për sulm terrorist në Kuvend

Pasditen e së martës u parandalua një tentativë për sulm terrorist në Kuvendin e Madh Popullor të Turqisë. Të martën, dy persona hynë në sallën e vizitorëve të Kuvendit rreth orës 15:00 me kohën lokale dhe tentuan të marrin peng personelin e këtushëm. Forcat e sigurisë ndërhynë menjëherë dhe arritën të kapin pa kaluar në veprim personat në fjalë, të cilët u konstatua të kenë lidhje me organizatën terroriste DHKP-C. Ata konfiskuan gjithashtu disa kuti që dukeshin si mekanizëm bombe, të cilat u kapën mbi trupat e agresorëve. Të dyshuarit u identifikuan si persona në kërkim për disa akuza për terrorizëm.